Dorëhiqet anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen gjatë ditës së sotme. Në letrën e tij, Imeraj sqaron se dorëheqja e tij vjen për arsye personale dhe shëndetësore.
Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, date 22 Mars 2013. Vendimi është bërë publik nga vetë Imeraj.
Besnik Imeraj është një emër jo i panjohur për opinionin publik. Përveçse ka gjykuar dosjen e Lulzim Bashës për aferën me rrugën Durrës- Kukës në kohën kur ishte ministër i Transporteve dhje atë të Ilir Metës, pas video- përgjimit të Dritan Priftit, Imeraj ka qenë edhe “viliona e parë” kundër procesit të vettingut.
Ai ka qenë ndër të parët që ka kërkuar që procesin e vettingut ta shqyrtonte Komisioni i Venecias. Kujtojmë se kjo vetëm sa shtyu në kohë miratimin e reformës në drejtësi, pasi komisioni i Venecias nuk bëri asnjë ndryshim në formularin e saj.