Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha ‘zbulon mashtrimin e dyfishtë anti-kombëtar’ të Ramës

Sali Berisha deklaroi se Edi Rama i mashtroi dyfish shqiptarët mbrëmë me deklaratën lidhur me votën kundër SHBA-ve në OKB, ku SHBA kërkonte që Jeruzalemi të njihej si kryeqytet i Izraelit.

Sipas Berishës, edhe pse Rama u shpreh se askush nuk i kishte kërkuar të votonte krah SHBA-ve në OKB, kjo është gënjeshtër. Ish-kryeminsitri kujton kërkesën e ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, që vendet mike të shtetit që përfaqëson të votojnë krah saj për njohjen e Jeruzalemit.

Mashtrimi i dytë i Ramës, sipas Berishës, është se ai zgjodhi të mbante qëndrimin zyrtar të BE-së për këtë çështje. Ish-kryeministri sqaron se vendet e BE-së ishin të lira të votonin të pavarura mbi këtë vendim. Por, sipas tij, Rama zgjodhi të dëgjonte kërkesën e Turqisë për të votuar kundër. Berisha shkruan në Facebook se edhe pse Turqia është vend mik, zëvendësimi i SHBA-ve me Turqinë në politikën e sigurisë kombëtare është fatale. SHBA-të janë të pazëvendësueshme.

Berisha shpërthen në akuza edhe për miliarderin Xhorxh Soros.

“Kerkesen per te votuar kunder SHBA ne OKB Rames is ka bere mentori i tij Xhorxh Soros, kryespekullanti i botes, nje armik i betuar i demokracise ne Shqiperi dhe presidentit Trump, njeriu qe pagoi Edi Ramen te deklaroje ne mediat e medha amerikane se kandidati Donald Trump eshte turpi i qyteterimit dhe se ne raste fitoreje te tij Rama do te prishte marredhenier me SHBA”.

Please follow and like us: