Arrestohen 3 të rinj, apartamaneti i mbushur plot me produkte grabitjesh
Tre të rinj shqiptarë u kapën nga pollicia italiane pasi në shtëpinë e tyre u gjetën dorgë,armë dhe sende të vjedhura.
Arrestimet janë bërë një ditë më parë, pas sinjalizimeve të banorëve për atë çfarë ndodhte në apartamentin pranë tyre.
Në apartamentin me numër 615, në një pallat që siç duket është jashtë kontrollit bashkiak, policia ka gjetur 4 pako me drogë, orë, kompjuter dhe një iPhohe, të gjithë të vjedhur.
Arrestimi i Nertil Lakos, 29 vjeç, Elvis Bilalit, 28 vjeç dhe Florentino Fejzullahut, 26 vjeç, është bërë gjatë operacionit të koduar ‘Penelop’, që siç duket ka nisur nga kuestura e Milanos me qëllim marrjen nën kontroll të të gjithë territorit.
Policia kishte marrë sinjalizime për dy apartamente. Në atë të shqiptarëve ishte gjetur edhe lënda narkotike dhe sendet e vjedhura.