Facebook mbushi 14-vjeç
Më 4 shkurt të vitit 2004, Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andreë McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.
Emri Facebook vjen nga një tog fjalësh për libër me të dhëna udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane.
Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë.
Në vitin 2012, Facebook u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.
Në janar 2014, shefja e veprimtarive në facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi: “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të lidhur njerëzit në botë”.