KQZ: Mandatin e Eduard Halimit do ta zënë një grua
Me largimin e Eduard Halimit, vendin e tij në Parlament e zë një grua. Sqarimi është bërë nga KQZ për opinion.al e cila tha se nuk do të ndiqet lista rendore për shkak se PD ka prishur kuotën gjinore dhe për këtë është gjobitur më herët.
Nëse i referohemi listës shumë emërore kandidatët pas Halimit janë Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Besart Xhaferi, Sazan Guri, Bujar Hoxha, Myslym Haxh
Por duket se mandati do të shkoj tek emri i parafundit; Juvina Fejzi Jani, e cila me profesion është pedagoge.
Kjo procedurë është shpjeguar nga burime të KQZ, e cila javën e ardhshme pritet të mblidhet për te vendosur për mandatin e PD në Berat.
Deputeti demokrat Eduard Halimi ka lënë mandatin e deputeti. Lajmin e ka njoftuar nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook. Ai ka bërë të ditur se e dorëzon mandatin e deputetit për arsye personale, pikërisht për një detyrë tjetër që ka marrë në Ballkan, sipas Halimit projekti është afatgjatë ndaj dhe i është dashur të largohet nga politika.