Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Pikë loti…

 

Pikë loti fshehur në qepallë

Fërgëllima e gjirit të treti sysh

Si krahë fluturash dhe dashuri

Të pajetuara…

 

Lëshuar si Dimri në gjirin

Epshor e ndjellës të Pranverës

Që spërkat me ujë të parfumuar

Mimozash e gjemba kedrash…

 

Aromë gjiri treti sot të ftohtin kallkan

Nën rrezet e imta të Hënës

Duke shqyer pëlhurën e netëve

Me krahë Penelope.

 

Pikë loti gënjyer shpresash u lëngëzove

Për Odisetë që kthehen njëherë

Dhe në copa pasqyrash thithe ndër sy

Shëmbëllimin e indeve të tretura…

 

Pikë loti që qan akoma pellgjeve-pasqyrë

Dashurinë e fëmijërisë…

Pikë loti shumë-vjeçe

Në syrin tim përjetë s’u trete…

Please follow and like us: