Engel: Urime ditëlindjen Kosovë, keni bërë një festë të mrekullueshme
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. Engel ka uruar popullin e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë duke thënë se po sheh përparime gjatë vizitave në Kosovë. Ai ka kujtuar vitin 1999 dhe tragjedinë që atë kohë ndodhte në Kosovë. “I di shkeljet e të drejtave të njeriut, presionin, shtypjet, e di që ka pasur një dekadë të pritjes për pavarësi, por pas pritjeve e kemi arritur pavarësinë”, tha Engel. Me tej Engel tha se askund në botë nuk ka njerëz më miqësor ndaj SHBA-së se në Kosovë. Ai ka uruar që kosovarët do të udhëtojnë pa viza. Duke thënë se të ardhmen e Kosovës dëshiron ta shohë në BE në NATO dhe OKB. “Urime ditëlindjen Kosovë, keni bërë një ditëlindje të mrekullueshme”, tha Engel.
Please follow and like us: