Albspirit

Media/News/Publishing

Në Tokio do ndërtohet grataçela më e lartë në botë

Ajo do të jetë grataçela më e lartë në botë e ndërtuar tërësisht nga druri dhe do të jetë në Tokio. Disa arkitektë japonezë kanë zbuluar projektin e tyre të jashtëzakonshëm: një kullë 350 metra e lartë, e cila do të ketë dyqane, shtëpi, zyra dhe një hotel.

Në qendër të kryeqytetit japonez, puna do të përfundojë në vitin 2041. Një projekt prej 4.73 miliardë eurosh që synon ta bëjë Tokion një qytet më të përshtatshëm ekonomikisht dhe, siç thonë arkitektët që kanë studiuar “grataçelën e gjelbër”, do ta “transformojë qytetin në një pyll”.

Please follow and like us: