Përplasi për vdekje një person, Aqif Rakipi del i pafajshëm
Kjo pasi ditën e sotme Gjykata e Tiranës, pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimin ndaj tij, lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një personi, në muajin gusht të vitit 2017.
Organi i akuzës, bazuar në dy akte ekspertimi, e gjeti ish-deputetin Rakipi të pafajshëm, pasi sipas Prokurorisë ndërprerja e rrugës nga kalimtari dhe mungesa së fushës së shikimit, për shkak se pamja ishte bllokuar nga furgoni prej nga zbriti viktima, ka çuar në aksidentin e rëndë.
Lidhur me largimin e tij nga vendi i aksidentit për t’u dorëzuar më tej në komisariatin nr.2 të policisë në Tiranë, u argumentua me gjendjen e rënduar psikologjike.
Po ashtu edhe familjarët e viktimës, kanë deklaruar se nuk kishin mosdakordësi për hetimet, duke çuar në pushimin e çështjes.