Armenia anulon protokollet për normalizim marrëdhëniesh me Turqinë
Armenia ka prishur prishur një marrëveshje për paqe që ka nënshkruar me Turqinë më 2009, pasi e njëjta ka rezultuar e dështuar në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, është cituar të ketë dhënë zëdhënësi i presidentit armen, Vladimir Hakobyan, sipas televizionit Yekir në këtë shtet.
“Presidenti armen, Serzh Sarksyan ka thënë gjatë një takimi me këshillin e sigurisë kombëtare se është anuluar protokolli armeno-turk”, është cituar zëdhënësi i presidentit armen, Vladimir Hakobyan.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme armene, Tigran Balayan, ka thënë në rrjetet sociale se presidenti armen ka konsideruar se protokolli Armeni Turqi, “është i pavlerë dhe është anuluar”.
Armenia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje për paqe në tetor të vitit 2009 për të rregulluar marrëdhëniet dhe për të hapur kufinjtë.
Këto dy vende kanë qenë në armiqësi prej periudhës së Luftës së Parë Botërore, si pasojë e vrasjeve masive të armenëve nga forcat otomane.
Protokollet e kësaj marrëveshje nuk janë ratifikuar asnjëherë.