Gjergj Thanasi: Kush ia pagoi 100 000 USD kryeministrit tim?
Për lexuesin në mënyrë të qëllimshme kemi vënë për ilustrim në artikullin tonë të gjithë paragrafin për anëtarët e rangut (nivelit) “Minyan” të OJF-së amerikane pro izraelite të quajtur AIPAC. Kjo OJF sic lexohet edhe në tekstin anglisht kundrejt një pagese pjesëmarrjeje prej minimumi 100 000 USD të siguron pjesëmarrje të privilegjuar në seanca për dhurim libri me firmën e autorit (libra të politikanëve të shquar amerikanë dhe izraelitë kuptohet). Po ashtu siguron edhe mundësi të bërjes së fotografive me VIP-a të politikës amerikane dhe izraelite, që sipas reklamës së AIPAC-it janë burra dhe gra, që përbëjnë lajm dhe i japin formë ngjarjeve në botë. Gjithmonë kundrejt pagesës së mësipërme anëtarët e nivelit “Minyan” kanë të drejtën e pjesëmarrjes në aktivitete, ku marrin pjesë, janë të ftuar edhe disa nga politikë bërësit më të shquar të Izraelit dhe Amerikës.
Kryeminsitri Edvin do të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të OJF-së amerikano-izraelite AIPAC, madje do të ketë mundësi të dalë në foto me VIP-a amerikanë dhe izraelitë, madje, madje do të mbajë edhe një fjalim në këtë aktivitet të AIPAC-it. Bukuri fare! Kur kryeminsitri im doli në foto me ciftin presidencial Mishel&Barck ishte një farë shqiptaro-amerikani i quajtur Bilal, që pagoi nja 80 000 USD dhe me një ftesë false (kryeministri im kishte zënë vendin e shoqërueses femër të Bilalit!!!) arriti t’i siguronte Edvinit një foto me presidentin e atëhershëm Obama. Normalisht lind pyetja: kush ka paguar minimumi 100 000 USD, që kryeministri im Edvin jo vetëm është ftuar në një aktivitet të tillë, por do ketë mundësi të dalë në foto me minimumin zv/presidentin Pence dhe do mbajë edhe një fjalim pro izraelit, pasi ca muaj më parë ia futi sa krahu Izraelit dhe Trump-it në votimin famëkeq në OKB?!?!?!?!? Kush të jetë vallë “Maminas-xhiu” xhymert, që ka paguar një shumë të tillë??!?!?!?!?!?!? Mos larg qoftë është ndonjë biznesmen shqiptar i specializuar në importimin e frutave ekzotike nga Amerika Latine?!?!?!?!??!
Rasti i artë për prokurorët dhe gjykatësit vizëhequr
Me minimumi 100 000 USD, jo vetëm merr vizë amerikane edhe sikur të mos dojë ambasadori Lu, por del në foto me lloj lloj kongresmenësh, senatorësh, zv/ndihmës sekretarësh etj.etj. Inkurajoj gjyqtarët dhe prokurorët të cilëve iu është anulluar viza amerikane publikisht e qëllimisht nga amabsadori Lu, që të paguajnë këtë 100 000 dollarësh dhe pastaj vetë zyra konsullore në ambasadë do t’i lusë, që të vinë e të marrin vizë amerikane! Për këtë punë do të mendojnë “ustallarët” ebrej, që për minimumi 100 000 dollarë janë gati ta detyrojnë amabsadorin Lu të lëpijë me zell cizmet e cdo gjykatësi e prokurori shqiptar, të cilin e ka “pështyrë” me anë të anullimit të vizës hyrëse në Amerikë.
Do t’ia sugjeroja vecanërisht prokurores së nderuar Rovena Gashi, që ti paguante këto dollarë, të merrte vizën të dilte në foto para Shtëpisë së Bardhë me numrin e NYT në dorë, për të bërë të besuar faktin, që ambasadori Lu e ka lëpirë tashmë atë, që ka pësëhtyrë, madje madje të publikonte edhe foto me 4-5 senatorë e kongresmenë, që hebrenjtë e AIPAC-it nuk e kanë hic problem t’ia vënë në dispozicion prokurore Roveëns kundrejt shumës modeste prej 100 000 USD!Ish kryeprokurori Llalla, ndonëse me ndalesë hyrje në SHBA nga vetë sekretari Tillerson, pa pikë dyshimi, që do të marrë vizë hyrëse amerikane menjëherë, nëse bëhet anëtar i AIPAC-it në rangun “Minyan”.
Kuptohet në rastin e ish kryeprokurorit Llalla nuk vlen kontributi minimal, por do të duhej një kontribut prej më së paku nja 300 000 USD. Jam plotësisht i sigurtë, që lobi ebre në SHBA për një shumë të tillë e nxjerr komplet fiasko jo vetëm amabsadorin Lu, por edhe vetë sekretarin Tillerson. Për ta nuk është problem, që ta takojnë Llallën tonë me 3-4 prokurorë distrikti amerikanë, të cilët fare mirë mund të shprehin me zë e figurë kënaqësinë e tyre, që ndanë mendimet e shkëmbyen eksperienca me kolegun e tyre të nderuar shqiptar!Jo më kot Fransuai, mbreti i Francës ka thënë: Parisi ia vlen një meshë. Uashingtoni ia vlen një harxhim modest prej 100-300 000 USD, donacion për AIPAC-in! Qoftë prokurore Rovena, qoftë ish kryeprokurori Lalla nuk e kanë hic problem të mbulojën pagesa të tilla!
Cfarë shkruam më sipër mos të duket si fantazi, sepse ka ndodhur edhe më parë. Deputeti ToM Doshi u ndëshkua me mosdhënie vize nga Ambasada Amerikane në Tiranë me sebepin se kishte qëlluar me pëllëmbë gazetarin Likmeta të BIRN-it dhe se gjoja ishte i përzjerë me krimin e organizuar shqiptar. Toma si biznesmen inteligjent dhe njeri praktik pagoi paratë e duhura te lobi ebre në SHBA dhe më 30 tetor 2013 morri vizë një vjeçare amerikane. Ish ambasadori amerikan Arvizu aktualisht i papunë e hëngri turpin me bukë dhe i urdhëruar nga lobi izraelit ia dha Tomës vizën një vjecare! Unë realisht shpresoj se prokurorët dhe gjykatësit vizë hequr do kenë aq mend sa Toma (se para mashalla kanë plot), që t’ia nxjerrin bojën ambasadorit Lu duke e detyruar nëpërmjet lobit hebre t’u japë viza një vjeçare pa bërë as gëk as mëk!
Një veprim i tillë do ta bënte qesharak e do ta zhvlerësonte amabsadorin Lu në sytë e shqiptarëve në Ballkan ashtu siç u zhvlerësua Dinari i Markovicit në vitin 1991! Ne shqiptarët madje për të tilla punë kemi edhe 2 proverba: Paraja e hedh ujin përpjetë dhe Paraja çan detin, në rastin tonë e dërguar te hebrenjtë në Amerikë e çan mes për mes zyrën konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë!!!!!!! Në mënyrë figurative pas marrjeve të të tilla vizave një vjeçare amerikane mund të themi se do të kemi një modifikim të proverbit shqiptar në: Muri lu, burri s’lu, por Lu-ja lu! /CNA.al/