Video/Pamela Pepa debuton në skenë, ja çfarë thotë ajo për motrën e vet, balerinë e famshme
Debutimi i Pamelës në skenë mori kritikat më të mira nga juria e spektaklit të të rinjve virtuozë. Por, krahas talentit në muzikë studenten e Liceut Artistik “Jordan Misja” e veçojmë edhe për lidhjen e ngushtë me një yll të baletit shqiptar që po shkëlqen në Itali. Pamela është motra e vogël e Klaudia Pepës. Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Pamela foli për marrëdhënien me Klaudia Pepën.
“Nuk e kisha në plan të futesha tek “Virtuozët” doja vetëm t’i përkushtohesha në shkollë muzikës lirike sidomos tani që më duhet të përgatitem për konkursin e shkollës që dua të vazhdoj në Itali për Kanto. Por, me shtysën shumë të fortë të mamit e cila donte shumë vendosa që të konkurroja, ishte e papritur. Dalja e parë dhe në një skenë aq të madhe ishte padyshim një emocion shumë i fortë. Nëse vazhdoj shkollën në Itali do të jem pranë Klaudias, ajo është gjithmonë afër meje. Unë pata fatin që ta kisha Klaudian këtu gjatë periudhës që isha tek “Virtuozët” dhe mund të them se ishte mbështetja më e madhe. Dhe emocioni im më i madh ishte të performoja para motrës së saj para gjithë publikut apo jurisë, gjithë problemin e kisha tek ajo, se ç’do më thoshte. Unë e kam mbështetur gjithnjë Klaudian. Fjalët e njerëzve ndonjëherë për të kanë qenë shumë të rënda dhe pse padrejtësisht, por ajo është motra ime. Ka jetën e saj, të gjykosh nga jashtë është shumë e thjeshtë, por të jesh me të çdo ditë dhe ti dish gjërat më në brendësi është tjetër gjë”, tha Pamela. Por Pamelës duket se nuk do ti mungojë asnjëherë bekimi i Klaudias. Direkt nga Italia për “Jo vetëm modë” balerina e famshme dërgon një mesazh publik për motrën e vogël.
“Vite më parë ka qenë dëshira ime për ta parë Pamelën në skenë, sepse besoja se një talent e kishte. E kam marrë në balet dhe ka disa eksperienca të vogla. E kam çuar në një garë konkurrimi për kanto dhe e kam përgatitur unë, por një ditë Pamela thotë: Prit se unë e di se çfarë do bëj. Pas disa viteve studim në Lice ajo na tregon një pjesë operistike ku ne mbetëm të habitur nga zgjedhja e saj, nga zëri dhe nga puna sigurisht. Por suksesi fillon kur ti bën atë që dëshiron. Por unë i them gjithnjë Pamelës, në skenë një divë dhe në jetë sa më e thjeshtë. Besoj se ata që besojnë vërtetë ia dalin. Suksese Pamela”, tha balerina në videomesazhin e saj./tvklan.