AGK pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është pranuar anëtarë me të drejta të barabarta në International Federation of Journalists.
Vendimi është marr sot në kongresin e 29-të që po mbahet në Angers të Francës.
Pranimi ka ardhur pasi AGK ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Në këtë kongres po marrin pjesë Kryetari I AGK-së, Shkelqimi Hysenaj dhe anëtari I bordit Fidan Rama, të cilët kanë raportuar në sesionin e parë para komisionit.
“Ky vendim është mundësi shumë e mirë për të fuqizuar organizatën tonë në bashkëpunim ndërkombëtar derisa do t’i hapet rrugë forcimit të rolit të gazetarëve në Kosovë. Në këtë ngjarje të rëndësishme do të jemi prezent edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve’, ka thënë Hysenaj.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota.