Reflekton Bora Zemani pas kritikave të Nanos
Opinionisti Mustafa Nano bëri disa kritika për veshjen dy gazetareve të sportit në një emision të tij pak ditë më parë. Në monolugun e tij Nano e cilësonte veshjen e gazetareve në televizion si vulgare dhe të papërshtatshme.
Nëse deri më tani Ilda Bejleri ka reaguar për deklaratat e opinionistit, gazetarja tjetër, Bora Zemani, ende nuk e ka bërë, të paktën në mënyrë direkte. Gjithsesi reagimin e parë, Bora Zemani e bëri përmes një postimi në Instastory ku shihej në një koncert të Bojken Lakos dhe shkruante mbi videon se njerëzit flasin dhe bëjnë shumë zhurmë.
Në postimin në “Instagram”, Bora Zemani shihet e veshur ‘kokë e këmbë’. Me një bluzë të zezë me krahë të gjatë që mbulon çdo gjë dhe me një fund të zi elegant me bel të gjatë me një të çarë fine, Bora duket se e ka dëgjuar këshillën e Muçit. Ndonëse reagimet direkte kanë munguar me dy postimet në rrjetet sociale Muçi me shumë mundësi e ka marrë mesazhin nga gazetarja.