Helmimi i spiunit rus, 5 oligarkët rusë që rrezikojnë të ndëshkohen
Thirrjet sa vinë e po shtohen për Britaninë që të ngrijë asetet e oligarkëve rusë me banim në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë identifikuar nga SHBA-të si njërëz të afërt të presidentit rus Vladimir Putin.Kjo lëvizje do të jetë e pashmangshme nëse policia konfirmon lidhjet ndërmjet Moskës dhe sulmit me gaz nervin ndaj një ish-spiuni rus në Salisbury të Wiltshire në Angli.
Sergei Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Yulia, 33, janë ende në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me vdekjen, pasi u gjetën pa ndjenja në stolin e një parku te një qendër tregtare.
Ministri i Brendshëm britanik Amber Rudd ka paralajmëruar se Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse zbulohet se qëndron pas sulmit të së dielës pasdite.
Në janar, administrata Trump publikoi një listë të njerëzve të afërt të Putinit si pjesë e mnjë ligji sanksionesh që synon të ndëshkojë Rusinë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.
Lista përfshinte 114 fugora kyçe të qeverisë së presidentit Putin dhe 96 oligarkë të cilët kanë mbi 1 miliardë dollarë pasuri secili.
Dhe të paktën pesë prej këtye oligarkëve kanë lidhje të forta me Britaninë, përfshi pronarin e klubit të futbollit Chelsea Roman Abramovich dhe bashkëpronarin e Arsenalit Alisher Usmanov.
Një tjetër është ish-shoku i xhudos i Putinit Arkady Rotenberg, i cili humbi betejën muajin e kaluar për të mbetur anonim pas një çështjeje gjyqësore në Lndër me ish-gruan e tij mbi pasurinë.
I katërti është Oleg Deripaska, i cili falimentoi gjigantin e energjisë En+ në tregun e shkëmbimit të stokut në Londër vitin e kaluar, nëpërmjet një lëvizje tepër të përfolur që ngriti shqetësime lidhur me sigurinë në Britani.
Dhe ky miliarder e ka hedhur në gjyq Abramovich-in në Londër për ta ndaluar atë që t’ia shesë pjesën e tij në firmën e gërmimeve Norilsk Nickel rivalit Vladimir Potanin, i cili është gjithashtu në listë.