McAllister: Rritje e ndikimit turk dhe rus në Ballkan
Pas zhurmës politike ka që shkaktuar në vend një shkrim i revistës amerikane ”Mother Jones”, ku nënvizohet se paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partinë Demokratike të Shqipërisë, vjen një reagim i David McAllister që lidhet jo me PD-në, por me situatën.
Europarlamentari gjerman, pjesë e CDU-së së kancelares Angela Merkel, shprehet se BE-ja është i vetëdijshme se ka një rritje të ndikimit të vendeve si Rusia, Kina apo Turqia në rajon, që kërkojnë të shtrijnë interesat e tyre.
“Ka pasur aktivitete në rritje të Turqisë, Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Gjirit për vite me rradhë. Rusia ka zgjeruar praninë e saj në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Është bërë një përpjekje për të ndikuar në mënyrë selektive në fushatat e dezinformimit”, u shpreh McAllister.
McAllister nënvizon se Serbia dhe Mali i Zi, janë më pranë se kurrë hapjes së negociatave. “Interesat e vendeve si Serbia dhe Mali i Zi duhet të merren parasysh në vendimet e BE. Kjo vlen, për shembull, në zhvillimin e tregut të brendshëm ose të rrjeteve të energjisë”, thekson McAllister.