Albspirit

Media/News/Publishing

Video/O tempora, o mores me këtë imam nga Presheva

Habit imami nga Presheva me përshkrimin e fundit që i bën xhenetit, vendi të cilin shkojnë besimtarët e fesë myslimane pas vdekjes. Në përshkrimin e asaj që ndodh pas vdekjes së një besimtari, ai përshkruan se në xhenet deti është prej vere apo qumështi, ndërsa shtëpitë prej floriri dhe argjendi. Nga ana tjetër, sipas këtij përshkrimi, gratë do t’u këndojnë burrave me një zë shumë të ëmbël, të padëgjuar ndonjëherë.

 “Në xhenet toka është e bardhë si buka, në xhenet ka deti prej venës dhe prej qumshti, kush pin venë knej nuk ka për të pirë andej! Në xhenet ka dhoma ku nga jasht sheh brenda, dhe nga brenda sheh jashtë. Ne xhenet ka një dru dhe rreth atij druri ecën një kalorës me kalë dhe nuk i mbaron kurrë hija këtij druri.

Nuk të vjetërohen teshat dhe nuk mplakesh kurrë. Gratë e xhenetit do t’i këndojnë burrave të tyre me zërin më të mirë që nuk janë dëgjuar ndonjëherë.

Ato do këndojnë, ne jemi të mira dhe të bukura, gratë e njerëzve të mirë. Shikimi tek to të kënaq syrin prej asaj që këndojnë.

Ne jemi të amshuara dhe nuk vdesim, jemi të  sigurta dhe nuk friksohemi, jemi të vendosura dhe nuk shtegëtojmë. 

Në xhenet shtepiat janë të ndertuara nga një tullë ari e një tullë argjendi,në xhenet teshat prodhohen nga degët e një pemë që quhet tuubá”, thotë imami.

Please follow and like us: