Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Rama dhe Xhafa tentuan të fshehin kokainën në Durrës, u zbulua nga një punonjës i skanerit

Fshehja e zbulimit nga skaneri të 613 kg droge, është skandali dhe akuza e dytë e madhe për Edi dhe Olsi Ramën!

Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokaine.

Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokaine në konteinerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e keëaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit.

Ky punonjës, pa patur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e konteinerit kishte blloqe droge të ndara.

Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të konteinerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor. Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjehërë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në konteiner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidroges as dhe doganier apo hetues dogane.

E kundërta është e vërtet! Policia dhe doganat, të cilat ishin njoftuar nga autoritetet kolumbiane, ato italiane etj për konteinerin me 613 kg kokainë, e mbajtën atë në kalate dhe për 8 dite me radhë bënë çdo përpjekje për të grabitur drogën nga konteineri.

Së fundi, pas interesit të partnerëve se çfarë po bëhet me ngarkesën e drogës ata bënë tentativën e fundit për ta shpëtuar nga ligji këtë ngarkesë dhe kaluan konteinerin në skaner pa i thënë absolutisht as dhe një fjalë të vetme operatorit të skanerit me shpresë se ai do bënte dudumin apo vërtet nuk do zbulonte drogën dhe kështu do shpëtoheshin 180 milion euro për llogari të Edi&Olsit Ramës etj.

Në qindra deklarata dhe prononcime, që nga data 27 shkurt e gjer dje për këtë megaaferë, perveçse ndonjë gazetari nëpër dhëmbë, asnjë zyrtar i policisë, doganave apo qeverisë nuk ka përmendur në asnjë rast për zbulimin nga skaneri të ngarkesës së drogës. Ata kanë deklaruar se drogën e zbuloi policia në bashkëpunim me doganën, hetimin doganor dhe asnjëherë të vetme se atë e zbuloi skaneri dhe vetëm skaneri pa asnjë ndihmë nga policia dhe hetimi doganor, të cilët bënë gjithçka të kalonin ngarkesën pa u zbuluar droga.

Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë me i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë.

Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikate të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg droge në portin e Durrësit.

Duke dënuar dhe një herë përpjekjet e Ramës dhe Xhafës për të fshehur dhe grabitur 613 kg kokainë, le të falenderojme me mirënjohje punonjësin trim, të ndërgjegjshëm të skanerit që bëri pluhur planin kriminal të klanit Rama! sb/ I.M-Dritare.net

Please follow and like us: