Ambasadorja Citaku jep lajmin e hapjes së konsullatës Kosovë-Shqipëri në Chicago
Me datë 8 Mars 2018, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Çikago, në krye me z. Gjaneto Harusha, organizuan një pritje solemne për Ambasadoren e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku.
Pas një programi të shkurtë artistike ku pjesmarrës ishin aktori i mirënjohur nga Çikago, Pajazit Murtishi dhe nxënësit e Shkollës Shqipe “Kongresi i Manastirit,” fjalën e mori Kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, z. Gjaneto Harusha. z. Harusha pasi përshëndeti mysafirët, ndër të tjera theksoi së “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ka nëvoj për të avancuar lidhjet me atdheun, me qëllim ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare”.
Pas z. Harusha, fjalen e mori Ambasadorja Çitaku, e cila përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi të gjithë shqiptarët në Illinois dhe rrethinë për pritjen madhështore. Ne fjalën e saj, Ambasadorja Çitaku dha lajmin per hapjen në Çikago të konsullates së përbashkët Kosovë-Shqipëri brenda një viti. Ambasadorja njoftoi të pranishmit se ministri i jashtëm i Kosovës z. Pacolli dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë z. Bushati janë në fazën finale të kordinimit për hapjen e konsullatës së përbashkët në Çikago. Ajo poashtu nënvizoi nëvojen për inkuadrimin e diaspores në trajtimin dhe menaxhimin e problemeve në vendlindje.
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e dekoroi Ambasadoren Çitaku me një mirenjohje për kontributin e saj në përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mbrëmja festive përfundoi me një forum pyetje dhe përgjigje për Ambasadoren Citaku, gjatë të cilit pati një interesim shumë të madh nga të pranishmit.
(Kouniteti Shqiptaro Amerikan në Illinois)