Albspirit

Media/News/Publishing

Gestapo e Mullahëve organizon të ashtuquajturën ‘shfaqje kulturore’ për të bërë komplot kundër PMOI-së në Shqipëri

Ministria e Inteligjencës e regjimit klerik dhe agjentët e tij në ambasadën iraniane në Shqipëri, po punojnë nën maskën e aktiviteteve kulturore në Teheran dhe Tiranë, duke përdorur mercenarët e tyre të njohur për shpifje dhe përhapjen e informacionit të rremë kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri. Ndërsa regjimi i Mullahëve është i rrethuar nga kryengritjet, protestat dhe sulmet në të gjithë vendin, e ndjen më shumë se kurrë të domosdoshme të komplotojë kundër opozitës kryesore të tij.

Një nga shembujt e fundit ishte mbajtja e takimeve më 5 dhe 6 mars 2018 në Teheran, për të përkujtuar Naim Frashërin, poetin e fundit të shekullit të XIX nga Shqipëria. Ministria e Inteligjencës së regjimit (MOIS) dhe ambasada sollën një numër shtetasish shqiptarë dhe ballkanas si akademikë dhe gazetarë për të marrë pjesë në këto takime.

Sipas faqeve të internetit të lidhura me MOIS, në këto takime, mercenarë të njohur të MOIS-it si Ebrahim Khodabandeh, si përfaqësues i Shoqatës Nejat të drejtuar nga MOIS, foli me pjesëmarrësit shqiptarë duke ju pohuar se kishte “kërcënime sigurie” nga PMOI në “Ballkan, dhe në veçanti në Shqipëri “dhe përsëriti gënjeshtrat qesharake që fëmijët e tyre” mbahen rob “në duart e PMOI-së. Ata kërkuan “lehtësimin e udhëtimit të familjeve në Shqipëri për t’u takuar me të dashurit e tyre”.

Sipas këtyre faqeve të internetit, më 6 mars, një numër shqiptarësh u morën në Shoqatën Nejat dhe u takuan gjatë gjithë ditës me një numër mercenarësh të tjerë nga Ministria e Inteligjencës nën maskën e familjarëve të anëtarëve të PMOI-së, të cilët përsëritën të njëjtën gënjeshtra qesharake kundër PMOI-së. (http://www.nejatngo.org/fa/posts/24973)

Kjo është një përsëritje e skenarit kriminal nga MOIS dhe Forcat Quds kundër PMOI -së në Irak. Kur shumë të afërm të Muxhahedinëve u burgosën dhe u torturuan në Iran në lidhje me fëmijët e tyre në Kampin Ashraf dhe ndërsa asnjë familjar i vërtetë nuk u lejua të hynte në Irak, një numër i agjentëve të Inteligjencës dhe të Forcave Quds, të maskuar si anëtarë të familjeve u përfshinë në tortura psikologjike të Muxhahedinëve përballë kampit Ashraf dhe kampit të Lirisë. Disa nga njerëzit që morën pjesë në shfaqjen e Shoqatës Nejat të këtij viti  më 6 mars, janë ata që për dy vjet (shkurt 2010 – dhjetor 2011) morën pjesë në torturat psikologjike të Muxhahedinëve në Kampin Ashraf me 320 altoparlantë. Disa prej tyre nuk kishin patur asnjëherë ndonjë të afërm në kampin Ashraf apo atë të  Lirisë ose aktualisht nuk kanë asnjë të afërm në mesin e Muxhahedinëve në Shqipëri.

Khodabandeh, i cili është rekrutuar nga Ministria e Inteligjencës 15 vjet më parë, kishte kërcënuar familjarët e anëtarëve të PMOI-së të bashkëpunonin me Ministrinë e Inteligjencës kundër fëmijëve të tyre, përpara transferimit të Muxhahedinëve në Shqipëri. Ai udhëtoi shpesh në Irak në ato vite për të inkurajuar mercenarët iranianë dhe irakienë, që të ushtronin presion mbi PMOI-në në Irak.

Sekretariati i NCRI-së në deklaratën e tij të 27 Nëntorit 2014 përshkroi misionin e Shoqatës Nejat kundër PMOI -së në Irak dhe shkruan: “Ministria e Inteligjencës dërgoi në Irak një numër të agjentëve të saj të njohur si Ebrahim Khodabandeh për t’u takuar me elementë të regjimit të Irakut dhe ambasadorin e tij Danaifar, për të hapur rrugën për këtë fushatë demonizuese … në një takim me Ebrahim Khodabandeh në ambasadën e regjimit në Bagdad më 16 Tetor, Danaifar “premtoi të vazhdojë me përpjekjet e tij për të krijuar kontakt midis anëtarëve rob të sektit Rajavi dhe familjet e tyre dhe për të përdorur kapacitetin e plotë të ambasadës së Republikës Islame të Iranit në Irak për këtë qëllim “. (https://ncr-iran.org/en/ncri-statements/ashraf-liberty/17593)

Dokumente dhe detaje rreth bashkëpunimit midis Ebrahim Khodabandeh, vëllait të tij dhe gruas së vëllait të tij, dhe MOIS -it janë publikuar nga Rezistenca Iraniane në shumë raste. Raporti i dhjetorit 2012 i Divizionit Federal të Kërkimeve të Bibliotekës së Kongresit dhe Pentagonit përshkroi se si këta tre persona u bënë mercenarë të MOIS -it. (https://fas.org/irp/world/iran/mois-loc.pdf)

 

Agjentja e MOIS-it Anne Khodabandeh (Singleton), kunata e Ebrahim Khodabandeh, u dërgua në Shqipëri tri herë nëntorin e kaluar nga Ministria e Inteligjencës për të komplotuar kundër Muxhahedinëve.

 

Komiteti i Sigurisë dhe Anti-Terrorizmit i NCRI-së në një deklaratë të datës 5 shkurt 2018, njoftoi se Mostafa Roodaki, një anëtar veteran i Ministrisë së Inteligjencës të regjimit klerik, u dërgua në Shqipëri si sekretari i parë i ambasadës për të komplotuar kundër PMOI-së, duke shtuar se dy degë të Ministrisë së Inteligjencës, Qendra Habiliane dhe Instituti Didban (Observator), janë bërë aktive në Shqipëri nën maskën e aktiviteteve kulturore dhe të shtypit për të lehtësuar punën e Roodakit. Deklarata shton: “Mulla Ahmad Hosseini Alast, atasheu kulturor i ambasadës së regjimit në Shqipëri, gjithashtu është i përfshirë nga regjimi për të komplotuar, si në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Ai është përfaqësuesi i Organizatës Islamike për Kulturë dhe Komunikim e lidhur me zyrën e Khameneit(https://ncr-iran.org/en/ncri-statements/terrorism-fundamentalism/24302).

 

Meqë qëllimi i inteligjencës së Mullahëve është të ushtrojë presion dhe të rrezikojë sigurinë e anëtarëve të PMOI-së në Shqipëri, Rezistenca Iraniane i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos lejojë që Gestapo dhe mercenarët e Mullahëve të mund të ndërhyjnë lirisht në vend dhe të bëjnë komplote kundër refugjatëve iranianë. Rezoluta e Këshillit të BE-së të prillit 1997 përcaktoi, që të gjithë zyrtarët e inteligjencës të regjimit iranian duhet të dëbohen nga këto vende.

 

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: