Albspirit

Media/News/Publishing

Luftëtari fiton me spektakël ndaj Kukësit, Partizani ndalet ndaj Vllaznia

Luftëtari vijon të dhurojë spektakël në Kategorinë Superiore Skuadr gjirokastrite ka fituar edhe ndaj Kukësit në shifrat 2-1 duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të tabelës së renditjes. Ndeshja në fakt nisi në “malore” për ekipin e Hasan Likës, që e pa veten në disavantazh që në minutën e 23-të. Kale jep një pasim të bukur në zonë për Sidrit Gurin, i cili nuk fal duke e dërguar topin në fundin e rrjetës, pas një goditje me thembër. Pas pësimit të golit Luftëtari shton sulmet në portën kundërshtare, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës deri në fundin e pjesës së parë me Kristal Abazajn, i cili me një veprim të bukur arrin që të mposhtë portierin Koliçi.

Pjesa e dytë nis më mirë për gjirokastritet, që shpërdorojnë një sërë mundësish për shënim. Në minutën e 52-të, Rroca është i pafat, pasi do të godiste shtyllën e majtë të portës. Rezistenca e Kukësit nuk zgjat shumë, pasi në minutën e 64-të, Lejdi Liçaj realizon me kokë golin e avantazhit pas një krosimi të Xhekson.  Në minutën e 82-të Kukësi është pranë golit me Ymeraj, i cili goditi në hyrje të zonës, por topi u përplas në shtyllë.

 



Laçi nuk ka ndërmend të ndalet, teksa skuadra e Mezanit ka fituar në transfertë 3-1 ndaj Lushnjës. Pepa surprizoi ekipin kurbinas në minutën e 27-të, por gëzimi i vendasve zgjati vetëm 6 minuta pasi Uzuni barazoi rezultatin. Në minutën e 68-të, talenti i Laçit shënoi dhe golin e dytë personal. Lushnja mbeti me një lojtarë më pak dy minuta më vonë, ndërkohë që në minutën e  69-të, Qaqi vulosi fitoren e Laçit që ngjitet në vendin e tretë me 39 pikë.

Vllaznia-Partizani nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola. Me gjithë rastet në të dyja portat, rezultati më i drejtë në fund ishte barazimi.

Please follow and like us: