Floriana Garo bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Adia
Floriana Garo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, në një spital në Gjenevë të Zvicrës.
Ish-miss Shqipëria 2012 dhe ish-moderatorja e “Jo vetëm modë”, ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale lajmin e ardhjes në jetë të vajzës, të cilën e ka quajtur Adia, me një foto ku tregon dorën e vogël të bebes dhe të sajën duke komentuar: Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rritte e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!
Vajza ka lindur në 12 mars por bukuroshja e ka dhënë sot lajmin e bukur.
Please follow and like us: