Gjykata e Durrësit rrëzon padinë e Dritan Ginës
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ankimimit të bërë nga Dritan Gina, i shkarkuar nga drejtimi i Prokurorisë së Elbasanit pak kohë më parë, nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.
Në seancën e sotme gjyqësore pas rrëzimit të kërkesës për shkarkim të paligjshëm, ai deklaroi se prokurorja e çështjes Anita Jella, ka qenë shoqe klase me kryeprokuroren Marku.
Gina tha se prokurorja Jella nuk ka kompetencë për hetimin e materialit që ai ka paraqitur për Arta Markun.
“Prokurorja Jella që po merret me hetimin ka lidhje shoqërore me kryeprokuroren Arta Marku. Ato kanë qenë në një klasë”, u shpreh Gina.
Sakaq vetë prokurorja, deklaroi se rrëzimi i kërkesës vjen, se në vendimin e shkarkimit, mungojnë elementë të shpërdorimit të detyrës.
Megjithatë ajo pohoi se e njeh kryeprokuroren, por mohoi të ketë ndikim në hetim. “Sa i përket faktit se kam qenë në një grup në shkollën e magjistraturës me Arta Markun nuk përbën shkak për tu tërhequr nga kjo çështje. Ne si organi i akuzës kërkojmë rrëzimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku”, deklaroi prokurorja.