Mbështetësit e Saakashvilit kërkojnë dorëheqjen e Poroshenkos
Mbështetësit e liderit opozitar, Mikheil Saakashvili kanë protestuar në Kiev, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.
Qindra persona u mllodhën në sheshin e Pavarësisë në qendër të Kievit. Siguria gjatë kësaj proteste ishte e lartë, teksa dhjetëra autobusë të Policisë ishin parkuar pranë Sheshit të Pavarësisë, ku po mbahet protesta.
Asnjë incident nuk është raportuar të ketë ndodhur gjatë kësaj proteste.
Prortesta vjen vetëm disa javë pasi policia në Kiev largoi kampin e protestuesve, të ngritur nga mbështetësit e Saakashvilit pranë ndërtesës së Parlamentit.
Mbi 100 protestues ishin arrestuar dhe 20 të tjerë ishin lënduar gjatë përleshjeve me policinë më 3 mars.
Saakashvili, i cili ka qenë president i Gjeorgjisë ishte zgjedhur guvernator i rajonit ukrainas të Odesas. Ai më pas kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe ishte bërë kundërshtar i Poroshenkos.
Saakashvili u dëbua nga Ukraina për në Poloni gjatë muajit shkurt.