Albspirit

Media/News/Publishing

Teuta fiton me përmbysje ndaj Lushnjes, Laçi mposht Kamzën

 

Pas pikës që i rrëmbeu kryesuesve të Skënderbeut, Teuta e Durrësit arrin të mposhtë edhe pse në transfertë ekipin e Lushnjes së vendit të fundit, madje duke përmbysur rezultatin nga 2-1 në 2-3.

Edhe këtë herë, ashtu si ndaj Partizanit, goli ka ardhur në minutat e fundit të shtesës.

Me këtë 3-pikësh, Teuta i afrohet me vetëm një pikë diferencë Vllaznisë së Shkodrës, që të hënën do t’i duhet të masë forcat me Kukësin kampion në fuqi në “Zeqir Ymeri”.

Golat për “djemtë e detit” u shënuan nga Hila, Gjeorgjievski dhe Dediç, ndërsa për Lushnjen kishte shënuar një dygolësh Canka.

Në takimin tjetër të Superiores për javën e 26, Laçi mposhti Kamzën në Kurbin me rezultatin e pastër 2-0, me kamzalinjtë që luajtën prej minutës së 18 në inferioritet numerik.

Për Laçin shënoi Uzuni dhe Reginaldo, duke e ngjitur ekipin kurbinas në vendin e tretë me 42 pikë, po aq sa Kukësi.

Please follow and like us: