Albspirit

Media/News/Publishing

Puna nga shtëpia, Apple hap dyert për të gjithë

Kompania Apple ofron për të gjithë mundësinë e të punuarit nga shpia. Apple kahapur konkursin për punëtorë për pozitën “AppleCare at Home Advisor”, si funksionon që të ndihmojnë klientët kur hasin probleme me produktet e kompanisë. iPhones, iPads, Macbooks e shumë të tjera, përfshihen në artikujt të cilët mund të krijojnë probleme për përdoruesit.

“Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia iu ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohurinë tuaj me të tjerët. Këtë do të bëni çdo ditë nga shtëpia”, shpjegohet në postimin në ëebsite të Apple, shkruan Telegrafi. Përveç komoditetit për të punuar me pizhama, kjo ofertë vjen si paketë bashkë me disa përfitime. Punëtorët do të paguhen edhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e Apple. Kompania kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e mbështetjes teknike.

Please follow and like us: