Ekuador, vritet shqiptari dhe bashkëshortja e tij
Një shqiptar nga Mali i Zi së bashku me bashkëshorten e tij janë ekzekutuar në Ekuador me datë 16 mars pranë qytetit të Guayaquil.
Fadil Kaçaniç 64 vjeç dhe gruaja e tij ekuadoriane 63 vjeçe dyshohet të jenë ekzekutuar, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Autorët e veshur si policë pasi vranë çiftin, i grabitën dhe u larguan me dy makina me xhama të errët, ndërsa prokurori Viktor Gonzales deklaroi për mediat se autorët janë regjistruar nga kamerat e sigurisë.
Please follow and like us: