I zhdukur prej 4 ditësh, gruaja e gjen burrin të vdekur
Një person i cili rezultonte i zhdukur prej katër ditësh, është gjetur i vdekur nga e shoqja. Rreth orës 17:30 të pasdites së djeshme, e mërkurë, policia e Bulqizës është njoftuar nga 64-vjeçarja F.S., se në vendin e quajtur “Gurët e Skëndërbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V.S., 80 vjeç. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë këqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Sakaq viktima V.S., ishte i shpallur në kërkim nga policia e Dibrës për largim nga banesa, pasi më 18 mars ishte paraqitur në komisariat e shoqja. Gruaja V.S., deklaroi para uniformave blu se i shoqi është larguar nga banesa më 17 mars dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për ngjarje aksidentale.