Kamela Islamaj: Jam ende e virgjër, me të dashurin kemi fjetur gjumë me jastëk në mes
Këngëtarja shqiptare e njohur për performancat e saj ‘Live’ ka habitur fansat me deklaratën e saj të fundit. Kamela Islamaj është në një lidhje prej më shumë se 4 vitesh me një DJ, ndërsa e ftuar në emisionin “Thumb”, Kamela tregoi se ajo dhe partneri i saj janë fejuar dhe ka filluar të mendojë që një dasmë do ta bëjë, por nuk e di se kur.
E pyetur si e mendon natën e parë të martesës, këngëtarja tha se nuk e di se çfarë do ndodhë.
“Uau, kushedi çfarë do ndodhi. Këto 4 vite kemi fjetur gjumë me jastek ne mes. Kështu që natën e parë do të varet çarçafi i bardhë jashtë”, është shprehur Kamela duke nënkuptuar se është ende e virgjër.
Nuk dihet nëse këngëtarja është vërtet e virgjër apo thjesht ka reaguar me ironi për të tërhequr vëmendjen, pasi pak ditë më parë këngëtarja tjetër shqiptare, Samanta Karavella deklaroi se është e virgjër në vesh.