Kastriot Islami: Ç’duhet bërë me sistemin zgjedhor?
Shtrohet pyetja: Çfarë do të bëjë ky komision me sistemin zgjedhor? Kjo pyetje për më tepër shtrohet se nga momenti i futjes së sistemit zgjedhor aktual e vazhdimisht ka pasur kërkesa për ndryshimin e tij.
Ç’duhet bërë do të thotë:
Së pari, nëse do të ruhet i paprekur sistemi aktual, komisioni duhet të japë një përgjigje të qartë dhe jo thjesht të “flasë me heshtjen e tij”. Dhe që të “mos flasë heshtja” ato forca politike që duan ndryshimin duhet të artikulojnë politikisht e publikisht kërkesat e tyre. Fillimisht brenda krahut ku bëjnë pjesë dhe më vonë trasnversalisht.
Së dyti, nëse do të ketë vullnet për të pranuar ndryshimin duhet të merret vendimi i “madh”:
i) do të zëvendësohet ky sistem zgjedhor me një tjetër të ri, apo
ii) do të bëhen ndryshime në sistemin aktual.
Së treti, nëse do të zëvendësohet sistemi aktual me një sistem të ri, duhet të përcaktohet sipas “teknologjisë” së dezinjimit të sistemeve zgjedhore, “platforma” për hartimin e sistemit të ri zgjedhor, me qëllimin, objektivin, kriteret dhe procesin e kryerjes së kësaj reformë deri në momentin e miratimit sa më gjithëpërfshirës.
Së katërti, nëse do të bëhen ndryshime të sistemit aktual, do të duhet ti jepet përgjigje nëse
a) ndryshimet do të jenë radikale dhe në çfarë drejtimi, dhe
b) ndryshimet do të jenë të pjesshme dhe në çfarë drejtimi.
Së pesti, nëse ndryshimet do të jenë radikale, do të duhet të përcaktohet përmes një procesi gjithëpërfshirës se çfarë kërkohet të arrihet me ndryshimet radikale. Për shembull, do të synohet që output/rezultati final të jetë sa më afër një lidhjeje proporcionale mes mandateve e votave, pra të favorizohet përfaqshmi parlamentar apo do të synohet që të forcohet qeverisja e qëndrueshme përmes futjes së bonusit.
Së gjashti, nëse ndryshimet do të jenë të pjesshme duhet të përcaktohet përmes një procedure gjithëpërfshirëse,
a) nëse do të lejohen koalicionet paralektorale apo jo;
b) nëse do të jenë të “hapura” apo të “renditura” lista e partive;
c) nëse do të ketë apo jo korrigjim kombëtar që e bën outputin/rezultatin në mandate të lidhur më proporcionalisht me votat e grumbulluara;
d) nëse lejohen koalicionet parazgjedhore atëherë për çfarë koalicionesh do të bëhet fjale, për “koalicione të përbëra”, apo “koalicione klasike” – subjekte elektoral me vetëm një listë kandidatësh; dhe
e) nëse do të lejohen “koalicionet e përbëra”, do të përdoren, D’Hondt + Saint Laguere apo formula ndryshe.
Koha për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje/pyetjeve është pikërisht tani, sepse
1) Së pari. sepse prekja e një sistemi zgjedhor kërkon shumë kohë për tu dezinjuar dhe mbi të gjithë për të ndërtuar një proces gjithëpërfshirës si për të shpjeguar si dhe për ta miratuar atë.
2) Së dyti kërkohet një diskutim brenda çdo partie, por mbi të gjithë mes partive, fillimisht brenda një krahu dhe më tej me mes të gjithë partive së bashku;
3) Së treti, kërkohet ekspertizë e lartë vendase dhe e huaj;
4) Së katërti do të kërkohej një mediatizim adekuat për ta bërë procesin transparent e përfshirës për publikun.
5) Së pesti për të shfrytëzuar të gjithë mundësitë para zgjedhjeve të ardhshme vendore.