Albspirit

Media/News/Publishing

Prangoset iraniani, tentoi sulm terrorist në Tiranë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas iranian i cili dyshohet se do kryente akte terroriste.

Arrestimi i këtij personi u krye pranë Kryegjyshatës Botërore të bektashinjve. Në këtë seli sot është zhvilluar pritje me zyrtarët e lartë të shtetit me rastin e festës së Sulltan Novruzit.

 

Shtetasi i ndaluar është 56 vjeçari me inicilae F.Z., i cili po merret në pyetje.

Autoritetet nuk japin shumë informacione lidhur me këtë shtetas pasi po kryen hetime intensive.

Kujtojmë se në Shqipëri janë strehuar rreth 2 mijë aktivistë të opozitës iraniane në ekzil të quajtur MEK. Ata u sollën nga kampet e Irakut pas një marrëveshjeje mes Shiqpërisë dhe SHBA-së.

Please follow and like us: