Rama viziton Ankaranë, pritet në presidencë nga Erdogan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA). Dy liderët janë takuar në rezidencën presidenciale Tarabya në Stamboll. Nuk dihet ende fokusi i diskutimeve mes Ramës dhe presidentit Erdogan. Para takimit me Edi Ramën, referuar axhendës së bërë publike në mediat turke, Presidenti Erdogan ka pasur një takim me kryeministrin turk Binali Yildirim.
Please follow and like us: