Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Presidentit Trump për iranianët me rastin e Vitit të Ri

NCRI – Në mesazhin e tij vjetor të Novruzit (Viti i Ri Iranian), presidenti i SHBA, Donald Trump, goditi  trupin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilën ai e quajti një “ushtri armiqësore” dhe “jo iraniane në emër apo veprim”. Presidenti Trump gjithashtu shprehu respektin e tij për popullin e Iranit që është rezistent dhe aktualisht përballet me sfida të mëdha për shkak të udhëheqjes së vendit. Ai theksoi se Kiri i Madh, dy mijë e pesëqind vjet më parë,  i kërkoi Perëndisë, të mbronte vendin nga “ushtritë armiqësore, thatësirat dhe falsiteti”. Presidenti Trump tha se IRGC paraqet të tre këto rreziqe. Deklarata e bërë këtë vit ndryshon shumë nga ajo e vitit të kaluar. Në 2017, Trump i dërgoi urimet e tij më të mira popullit të Iranit gjatë festës së tyre “të mrekullueshme”. Ai iu drejtua popullit të Iranit dhe shprehu kënaqësinë e tij për miqësinë që kishte me një numër iraniano- amerikanësh. Ai gjithashtu e quajti komunitetin iraniano-amerikan “një nga grupet më të suksesshme të emigrantëve në historinë bashkëkohore të vendit tonë”.

Deklaratat e Novruzit dhe përshëndetjet e presidentëve të mëparshëm kanë qenë gjithashtu shprehje e mbështetjes dhe e unitetit.

Megjithatë, këtë vit, toni ishte shumë i ndryshëm. Ai goditi korrupsionin e IRGC dhe keqmenaxhimin e ekonomisë iraniane. Ai tha: “IRGC përdor propagandën dhe censurën për të fshehur faktin se regjimi iranian plaçkit pasurinë e Iranit dhe abuzon me popullin e tij. Për të fshehur të vërtetën, sundimtarët e Iranit shtypin të drejtat e qytetarëve të tyre për t’u mbledhur  lirisht, për të pasur akses në informacion dhe për të pasur mundësi të barabarta”.

“Pavarësisht nga shtypja me të cilën përballen, iranianët po luftojnë për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata dëshirojnë një pranverë të shpresës dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin iranian në aspiratat e tyre për t’u lidhur me botën e gjerë dhe për të pasur një qeveri të besuar dhe të përgjegjshme që vërtet i shërben interesave të kombit”.

Ai tha se IRGC vjedh popullin e Iranit për të financuar terrorizmin. Trump vuri në dukje se janë plaçkitur më shumë se 16 miliardë dollarë për të mbështetur regjimin e Bashar al Asad në Siri dhe për financimin e grupeve terroriste dhe milicive në të gjithë rajonin. Regjimi iranian, tha ai, i shërben më shumë vetes sesa njerëzve. Trump vuri në dukje se një familje mesatare në vend është tani rreth 15 përqind më e varfër seç ishte një dekadë më parë dhe se pothuajse një e treta e të rinjve janë të papunë. Ai tha se situata ekonomike e bën mjaft të vështirë për shumë iranianë të festojnë festat si Novruzi. Presidenti Trump përfitoi nga rasti për të njoftuar në deklaratën e tij se Departamenti i Thesarit i SHBA do të “lëshonte udhëzime” për të riafirmuar se SHBA po mbështet rrjedhën e lirë të informacionit për popullin e Iranit. Ai po ashtu tha se SHBA do të vazhdojë të bëjë përgjegjës regjimin iranian dhe IRGC të për shtypjen e protestuesve që dalin në rrugë për shkak të represionit të qeverisë në vend. Në një deklaratë tjetër të Novruzit të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, John Sullivan, Zëvendës Sekretari i Shtetit, tha se i dërgon urimet e tij të mira popullit të Iranit dhe theksoi se SHBA mbështet ata që kërkojnë të “rifitojnë liritë e tyre themelore të shprehjes, besimit, dhe grumbullimit paqësor”.

Please follow and like us: