Albspirit

Media/News/Publishing

Si të rikrijojmë një Make-up look të artistit Mario Dedivanovic

Rejona Saqellari

 

Përshëndetje të gjithëve.

Artikulli sotëm do të flasë për një make-up shumë të thjeshtë, por që në fakt është shndërruar në një “sensacion instagrami”… Dhe kjo, vetëm sepse është krijiuar nga Make-up Artisti tashmë mjaft i njohur për të gjithë ne, Mario Dedivanovic te një nga motrat Kardashian.

Vendosa ta rikrijoj duke parë se shumë vajza jashtë shtetit, beauty-guru apo beauty influencer kishin postuar foto të ndryshme me këtë lloj grimi. Jam e bindur se secila nga ne do ta ketë të lehtë ta krijojë në këto pak hapa… Pjesa më e rëndësishme e këtij make-upi janë sytë dhe gjetja e nuancës së duhur…

Por le te fillojmë ashtu siç duhet..Hidratoni fytyrën me kremin tuaj të preferuar dhe me pas vendosni kremin pudër. I preferuari im është Nars. Krehim vetullat dhe i lyejmë ato me laps. Momentalisht po përdor Anastacia Beverly Hills. Më pas vendosni korrektorin dhe sipër tij, pudrën fiksuese që mos te na lëvizë gjithë natën apo ditën kur do të keni ju rastin tuaj. Ngrohim pak fytyrën me një bronxer nga Mac, apo cfarëdo marke që keni nëpër shtëpitë tuaja.

Rradha e buzëve…

Kourtney e ka shumë natyral buzëkuqin që ka përdorur, një tonalitet të rozës afër ngjyrës origjinale të buzës. Kështu që iu këshilloj të përdorni një ngjyrë të ngjashme, ose thjesht një lip balm. Kapakun e syrit e përgatisim për ngjyrën që do vendosim duke e lyer me korrektorin që përdorim për poshtë syve( kështu kursejmë një produkt). Marrim nje furçë të sheshtë dhe e vendosim pigmentin nëpër të gjithë kapakun… Deri te gropa e syrit. Kujdes, mos tejkaloni shumë afër vetullës. Bëjmë një penel shumë të hollë afër qerpikëve të sipërm dhe lyejmë këto të fundit me rimelin që përdorim zakonisht.

Për t’jua thjeshtëzuar pak punën, unë kam përgatitur dhe nje tutorial në youtube për këtë look. Ju ftoj ta ndiqni…/class

Please follow and like us: