Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqjen i besuari i Arta Markut

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, i emëruar pak kohë më parë nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka dhënë dorëheqjen.

Zyrtarisht mësohet se Ardian Nezha ka paraqitur dorëzimin e detyrës me arsyen e problemeve shëndetësore.

Nezha zëvendësoi në këtë detyrë prokurorin Dritan Gina, për të cilin ka nisur edhe një hetim disiplinor, pasi kundërshtoi dorëzimin e detyrës me argumentin se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk kishte kompetencat e lëvizjes së Prokurorëve.

Por dyshimet e Report Tv, janë se Nezha ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit për të marrë një tjetër detyrë të rëndësishme në Tiranë.

Nuk dihet se si do e argumentojnë ata që do i bëjnë emërimin në detyrën e re Nezhës, për sa kohë ai ka argumentuar dorëheqjen me gjendjen shëndetësore./ ReportTV

Please follow and like us: