Albspirit

Media/News/Publishing

Xhelal Sveçla: Presidenti Thaçi, në panik nga Gjykata Speciale

  • Xhelal Sveçla, deputet i VV-së, ka konformuar tezën e gazetarit dhe publicistit Idriz Morina, se Hashim Thaçi po ndërmerr veprime kundër interesit të Kosovës dhe po bën kompromise për t’i shpëtuar prangave nga Gjykata Speciale.

“Gjarpëri bëri edhe një lëvizje. Prej mënyrës së organizimit e asaj çka tha në atë konferencë, po duket që po e din që mund të jetë e fundit. Si gjithmonë, foli e s’tha kurgjo, bash hiq kurgjo, përveq që la të nënkuptohet që paniku prej shembjes së kështjellës së tij të krimit, ia ka humb busullën krejt. Të shkretin keq e paska kap paniku i prangave prej Gjykatës që bojke presion me votu, e vet mendoi me i ik duke u bërë me zor President”, ka shkruar Sveçla, në një reagim në FB.

“Po karakteristikat e Hashës, këtij Gjarpëri klasik, tashmë janë të ditura, të dukshme e të mbështetura me realitetin që po e jetojmë, tash e 19 vite. Eee, sa premtojke që për 6 muaj ka me u bashku Mitrovica. Sa ‘lule e dritë’ e bëri këtë Kosovë prej pas luftës, e dijmë secili që po jetojmë këtu për ditë. Ai si subjekt veqohet prej garës së brendshme mes delirit e hajnisë që në fund po ia humbin minimumin e arsyes nga paniku prej arrestimit. Hash, lamshi që e krijojshe si mbrotje, duke tradhëtu i veshur me teshat e luftëtarit të lirisë, është kah çpshjellet. Kot e ki. Thojnë që i mbyturi kapet për kashte. Ty nuk të ka mbet as kashtë”, ka shkruar ai.

Please follow and like us: