Ja kush është vajza që u fotografua në jaht me Ronaldon
Zbulohet identiteti i bukuroshes misterioze, vajzës brune që kërcente në bikini ngjitur me Cristiano Ronaldo-n gjatë festës në një jaht në Ibiza.
Fotot e bëra nga paparacët që ndjekin kudo që shkon kampionin portugez, kanë bërë xhiron e botës dhe falë gazetës britanike “Mirror”, e cila bëri “scoop”-in, tashmë mësohet se e dashura e re e CR7, e fundit e një serie shumë të gjatë, quhet Paula Suarez.
Ajo është një modele kolumbiane që punon mes Spanjës dhe Amerikës Latine.
Mes fotove që vajza ka postuar në profilin e saj në Instagram, janë edhe disa të tjera që e shfaqin në tribunën e stadiumit “Santiago Bernabeu”, duke dëshmuar ndoshta një miqësi me Ronaldon që ekziston prej kohësh dhe nuk është vetëm një flirt i një periudhe pushimi për t’i çlodhur në prag të Europianit.