Harbojnë sa munden femrat britanike në festën e zonjave
Edhe këtë vit në Liverpul, është mbajtur takimi i zakonshëm në Aintree, që ashtu siç e kërkon tradita, i ka dedikuar të premten e parë të muajit festës së zonjave. Edhe pse u duk se shirat e prillit do të demoralizionin shpirtat e grave kjo mbeti thjesht një iluzion pasi me qindra zbarkuan në “Grand National”, duke u sfiduar me veshje të pazakontë, me taka me majë të lartë dhe kapele të çuditshme, shpesh, duke e tepruar edhe me pijen, qëndrimin dhe gjestet, si në këmbë, ashtu edhe ulur. Ka qenë i pashmangshëm syri i fotografëve, të cilët kanë kapur me aparatet e tyre teprimet e zonjave nëse do t’i quanim të tilla.
Please follow and like us: