Albspirit

Media/News/Publishing

Kamenos thotë se Greqia e Turqia janë në luftë…

Janë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos ka lëshuar sot një deklaratë të fortë për mediat. Duke folur pas incidenteve të fundit me avionët turq, ai tha se Greqia dhe Turqia janë në luftë të pashpallur prej më shumë se 4 dekadash. Ai shtoi se Forcat Ajrore turke sipas tij shkelin prej 1974-ës hapësirën ajrore greke. “Kemi heronj që kanë rënë në vijën e frontit. Këto ngjarje ndodhin vetëm gjatë luftës”, tha ministri i Mbrojtjes. Të martën, në incidentet kufitare u përfshinë edhe kryeministri grek Aleksis Cipras si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, admirali Evangelos Apostolakis. Helikopterit ushtarak me të cilin fluturonin pranë ishullit Ro, që pretendohet edhe nga Turqia, iu afruan dy avionë luftarakë turq duke i kërkuar të dhënat e fluturimit.

Please follow and like us: