Albspirit

Media/News/Publishing

Steven Mnuchin do të udhëheq një delegacion të madh me 250 përfaqësues amerikanë në hapjen e ambasadës në Jeruzalemit

Grupi thuhet se do të përfshijë Jared Kushner, Ivanka Trump, Senatorët Republikanë Ted Cruz dhe Lindsay Graham, udhëheqësit hebrenj dhe krerët e organizatave të krishtera pro-Izrael.

Sekretari i Thesarit të SHBA, Steven Mnuchin do të udhëheqë një delegacion të madh prej 250 personalitetesh nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë 40 politikanë, për hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem, njoftoi të dielën Channel 10.

Mnuchin do të shoqërohet nga këshilltari i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, dhëndri Jared Kushner, vajza e presidentit Ivanka Trump, si dhe një delegacion prej 40 senatorësh dhe përfaqësuesish, tha raporti.

‘Times of Israel’ njoftoi për herë të parë javën e shkuar se Kushner dhe Ivanka Trump kishin të ngjarë të merrnin pjesë.

Kushner ka qenë një arkitekt kryesor i përpjekjeve të administratës amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze.

Delegacioni do të përfshijë gjithashtu ligjbërës të SHBA që do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e çeljes së Ambasadës së SHBA në lagjen Arnona të Jeruzalemit më 14 maj.

Pritet që të marrin pjesë edhe senatorët republikanë Ted Cruz dhe Lindsay Graham, siç dhe i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme Jason Greenblatt. Grupi pritet gjithashtu të përfshijë udhëheqës hebrej dhe krerë të organizatave krishtere pro-izraelite.

Kanali 10 tha se nuk kishte ndonjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, Thesari apo nga ambasadori i SHBA në Izrael, David Friedman.

Kryeministri Benjamin Netanjahu njoftoi javën e kaluar se Ministria e Jashtme do të organizojë një pritje për “mysafirët” që do të vijnë në Izrael me rastin e çeljes së ambasadës së SHBA. Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

“Fillimisht, ambasada e përkohshme në Arnona do të përmbajë hapësirë zyre për ambasadorin [Friedman] dhe një staf të vogël. Deri në fund të vitit të ardhshëm, ne do të përfundojmë ndërtimin e hapësirës shtesë të zyrave në kompleksin e Arnona që do t’i sigurojë ambasadorit dhe ekipit të tij kapacitet të zgjeruar të përkohshëm”, tha një zyrtar në ambasadën e Tel Aviv për ‘The Times of Israel’ javën e kaluar.

“Shumica e stafit të ambasadës do të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Tel Aviv gjatë kësaj periudhe, derisa të ndërtohet një ambasadë e re në Jeruzalem. Presim që procesi i seleksionimit, dizajnimit, planifikimit si dhe ndërtimi i një ambasade të përhershme, të marrë vite shtesë për të përfunduar”.

Friedman, i cili zotëron një shtëpi në Jeruzalem, do të “vazhdojë të ndajë kohën e tij midis qëndrimit të tij zyrtar në Herzliya dhe një banimi në Jerusalem gjatë fazave fillestare të lëvizjes së ambasadës, pasi ky është një proces shumëvjeçar”, tha zyrtari.

Trump, i cili zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe njoftoi zhvendosjen e ambasadës më 6 dhjetor, kishte menduar të merrte pjesë në inaugurimin, por thuhet se vendosi kundër tij.

Më 5 mars, presidenti amerikan u pyet nëse do të udhëtonte në Izrael për të prerë shiritin në objektin e ri, pothuajse një vit pas vizitës së tij të parë në Jeruzalem si president.

“Une mundem. Mundem”, tha ai gjatë një takimi me Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë. “Ne po shohim ardhjen. Nëse mundem, unë do jem”.

Ndërsa zyrtarët amerikanë më vonë mohuan njoftimet se ai do të vinte në Izrael në maj; një vizitë presidenciale në Izrael nuk është e planifikuar, thanë zyrtarët.

Raphael Ahren kontribuoi në këtë raport./The Times of Israel/

Please follow and like us: