Albspirit

Media/News/Publishing

Qyteti i Lozanës, të shtunën bekohet me shtatoren e “Shën Terezës”

 

Më 28  prill, ditën e shtunë në Lozanë të Zvicrës, e që njihet edhe si kryeqyteti olimpik, do të bëhet inaugurimi i shtatores së  Shën Terezës, simbolit të humanizmit, paqes dhe dashurisë për mbarë njerizimin. Truporja e Shën Terezës do të vendosët në qytetin e Lozanës Rte de Pavement 97, Eglise St Amedée.

Iniciativë kjo  e cila po bëhet realitet falë përkushtimit dhe punës së  e aktivistëve të komunitetit shqiptar të Lozanës, por edhe më përkrahjen e autoriteteve lokale të qytetit dhe komunitetit fetar: Keshilli iniciuese: Gjergj Prenkoçaj – Prof. Ibrahim Syla -Prof. Sabri Alidema – Veprimtari Cen Kabashi – Veprimtarja Fatime Kalimashi – Abée Christophe Godel – Mme Suzanne Duc Keshilli iniciuese: Gjergj Prenkoçaj – Prof. Ibrahim Syla -Prof.  Sabri Alidema – Veprimtari Cen Kabashi – Veprimtarja Fatime Kalimashi – Abée Christophe Godel – Mme Suzanne Duc Gjergj Prenkoçaj, Ibrahim Syla, Sabri Alidema Keshilli iniciuese: Gjergj Prenkoçaj – Prof. Ibrahim Syla -Prof. Sabri Alidema – Veprimtari Cen Kabashi – Veprimtarja Fatime Kalimashi – Abée Christophe Godel – Mme Suzanne Duc, Cen Kabashi, Fatime Kalimashi, Abee Christophe Godel dhe Suzanne Duc.

 Sipas Gjergj Prenkoçaj, nga këshilli nismëtar,  manifestimi për zbulimin dhe inagurimin e shtatores së Shën Terezës  do të mbahet ditën e shtunë me fillim  në ora 16 e 30 minuta.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje të shënuar jo vetëm për komunitetin shqiptar këtu në Lozanë, por edhe për gjithë shqiptarët në Zvicër dhe më gjerë, me një program të pasur në të cilin do të shpalosët historiku i jetës dhe veprimtarisë së Shën  Terezës, por edhe pjesa  kulturo-artistike, që  do ta karakterizoj këtë manifestim”. Sipas Prenkoçaj, pjesëmarrjen në përurimin e shtatores së Shën Terezës, e kanë konfirmuar zyrtarë nga autoritetet lokale dhe qendrore të Zvicrës, ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Bern, përfaqësues  të besimeve fetare, si dhe personalitet të tjera të sferave të ndryshme, dhe  po ashtu pritet pjesëmarrje e bashkatdhetarëve tanë jo vetëm nga Lozana, por edhe nga Kantonet dhe qytetet e tjera të Zvicrës dhe më gjerë.

Në realizimin e këtij projekti, pra të ngritjes së shtatores së Shën Terezës në Lozanë, që pritet të bëhet realitet ditën e shtunë, Prenkocaj, iu dedikon një falënderim të veçantë bashkatdhetarëve tanë që ndihmuan financiarisht realizimin e projektit.

Në fund, një ftesë për të gjithë, është kjo ftesë krenarie për  të gjithë shqiptarët, për ta shënuar së bashku këtë ngjarje të madhe, të inaugurimit  së shtatores së Shën Terezës në Lozanë, ditën e shtunë më 28 Prill, në ora 16 e 30 min.

Qyteti i Lozanës, të shtunën bekohet me shtatoren e “Shën Terezës”

Please follow and like us: