Tapeti i kuq priti “5 Netët e Kinemasë Spanjolle” në Kinemanë “Kadri Roshi” të qyetit Kuçovë
Skënder Jaçe, Kineast
Është një rrugëtim i gjatë me filmin në këtë qytet naftëtarësh. Shumë herë kemi organizuar aktivitete dhe formate të ndryshme me filmin si “Javën e filmit Italian”, “Maratonën e kinemasë Botërore” apo nostalgjia për artistët Shqiptar duke promovuar vlerat më të mira të kinemasë botërore dhe asaj Shqiptare. Kështu në edicionin e dytë të kinemasë Spanjolle, ndryshe nga edicioni i parë i cili u zhvillua në vitin 2016 me filmin nostalgjik, sivjet menduam të sjellim filmat e fundit të kinemasë Spanjolle. Festës së filmit i krijoj akoma më shumë atmosferë pjesmarja e trupit Diplomatik kryesuar nga vetë z/Ambasadorja z. Eva Mendosa.
E shoqëruar nga K/Bashkisë z.Selfo Kapllani ajo vizitoi dy puse të vjetra nafte të viteve 1929. I konceptuar në formën e një show artistik, tangua e njohur spanjolle “Comparsita” nën mikrofonin e këngëtarit të njohur Ardian Trebicka do të ngrinte siparin e aktivitetit. Kryetari i Bashkisë Kuçovë do të përshëndeste hapjen e aktivitetit duke falenderuar pjesmarsit ai do të theksonte se arti dhe kultura janë promotorë të zhvillimit në një qytet. Në fjalën e saj përshendetëse z. Eva Mendoza theksoi se: Jam e lumtur që ndodhem në këtë qytet naftëtarësh me këtë mikpritje të ngrohët, ju siguroj vazhdoi ajo se aktivitete të tilla do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj do të sillte kujtime nga kinemaja Shqiptare duke bërë dhe një homazh për artistët dhe kineastët tanë. Aktviteti i kuruar bukur nga “Cinemania film” vazhdoi me një inmemoriam për dy divat e kinemasë spanjolle, Impero Argentina dhe Lola Flores si dhe një insert nga Spanja sot. Një komedi dramë do të vazhdonte në projeksionin e natës së parë i cili u ndoq me shumë interes nga spektatori. Diskutime, foto mes miqësh e simpatizantë të kinemasë nën trokitjen e gotave të verës Spanjolle do të sillte kokteili i shtruar me këtë rast të festës së filmit. Aktiviteti në ditën e pestë të tij do të ngjiste në skenë djalin e aktorit të madh Kadri Roshi emrin e të cilit mbanë dhe kinemaja në këtë qytet.
Aktori Kliti Roshi i përlotur, kujtoj plot respekt daljen e fundit në këtë skenë të Kadri Roshit me rastin e vendosjes së emrit të kinemasë 14 vjetë më parë. Qendra Kombëtare e kinematografisë e cila ishte dhe promotore e zhvillimit të këtij aktiviteti, nxitë dhe bashkitë e tjera të mbështesin dhe promovojnë këtë artë të fuqishëm siç është kinemaja, i cili është një art masiv që edukon nëpërmjet ekranit të madh dhe nxit shijet për një kulturë dhe qytetari europiane. Edhe për shumë kohë qyeti i Kuçovës do të përjetoj bukurinë dhe kënaqësinë e kinemasë Spanjolle.