Edi Rama sulmon Ilir Metën: Nuk bëhej vettingu po të mbetej koalicioni
Kryeministri Edi Rama sulmoi indirekt sot Presidentin Ilir Meta duke e lidhur prishjen e koaliconit PS-LSI me vijimësinë e vettingut në vend.
“Nëse shqiptarët nuk do të jepnin votat për PS, nuk do të kishte vetting”, tha Rama duke folurt me një grup anëtarësh të organizatave socialiste në Tiranë.
Kryeministri Rama vazhdimisht e ka akuzuar LSI dhe Metën se ka penguar reformën në drejtësi pavarësisht se LSI ashtu si edhe partitë e tjera të mëdha kanë votuar të gjitha ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që nevojiteshin për kryerjen e kësaj reforme.
Rama pak ditë më parë foli me respekt për Presidentin Meta fill pasi ky bllokoi për procedurë bisedimet greko-shqiptare për kufirin detar që në fakt isbhin mbyllur në pjesën më të madhe të tyre.