Thirrje për protestë kundër mbylljes së Telegramit nga Regjimi i Iranit
Bllokohet telegrami nga frika e kryengritjes dhe paaftësisë për të frenuar kryengritjet popullore
Të hënën, më 30 prill, gjyqësori i Iranit deklaroi: “Të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit në vend … duhet të aplikojnë bllokimin e plotë të faqes së internetit dhe aplikimin e rrjetit social të Telegramit duke filluar nga 30 prill 2018 …. Bllokimi duhet të kryhet në një mënyrë që përmbajtja e këtij rrjeti të mos jetë e disponueshme në vend me asnjë software (përfshirë anti-filtër etj.) Shpërfillja e këtij urdhëri do t’i nënshtrohet ndjekjes penale”.
Drejtuesit kriminalë iranianë përdorin goditjen e gjerë të internetit, para së gjithash, për shkak të frikës së regjimit për një shpërthim të kryengritjes popullore dhe paaftësisë së tij për t’u përballur me protestat që kanë vazhduar dhe janë zgjeruar pavarësisht masave represive masive. Deklarata e gjyqësorit e përshkroi arsyen e bllokimit të telegramit meqë të rinjtë e përdorën këtë rrjet “në trazirën e janarit 2018” dhe organizimin dhe udhëheqjen e “shumë masave kundër-sigurisë” dhe “propagandës kundër sistemit përmes këtij mesazheri”.
Deklarata e gjyqësorit tregon qartë se fraksione të ndryshme të regjimit, përfshirë Rouhanin dhe kabinetin e tij, kanë marrë pjesë në këtë vendim represiv. Sipas deklaratës, “çështja është diskutuar në takime të ndryshme të ekspertëve me praninë e ekspertëve dhe përfaqësuesve të organizatave relevante dhe ata kanë shprehur mendimin e tyre të kualifikuar për nevojën për të bllokuar dhe parandaluar vazhdimin e këtij aktiviteti të rrjetit”.
Rezistenca iraniane dënon ashpër këtë veprim represiv dhe u kërkon të gjithë njerëzve, veçanërisht të rinjve anembanë vendit, të protestojnë kundër represionit të internetit dhe bllokimit të Telegramit. Gjithashtu, ajo i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shteteve anëtare dhe organeve relevante ndërkombëtare, si Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), si dhe autoriteteve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes, për të dënuar fuqimisht këtë pirateri të Internetit dhe masave shtypëse ndaj komunikimit që shkelin shumë traktate ndërkombëtare dhe të marrin masat e nevojshme për të trajtuar këtë shkelje të ligjit në nivel ndërkombëtar dhe për të siguruar qasje të lirë në internet dhe rrjete sociale dhe për të siguruar komunikimin për popullin iranian.