Albspirit

Media/News/Publishing

Fatbardh Kadilli: Cili është imuniteti i ri i Saimir Tahirit?

Tahiri dorëzoi mandatin ndaj nuk e ka më imunitetin e deputetit përballë drejtësisë.

E gjithë mënyra si është trajtuar rasti i tij nga ai vet dhe nga Rama, tregon se ai sot ka siguruar imunitet tjetër. Kur Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e Tahirit, Rama nuk e lëshoi. Kërcënimi pas shprehjes “nuk keni parë gjë akoma” e bëri me hije Ramën. As vetë Tahiri, edhe pse u përbetua se ishte gati të shkonte në qeli, nuk e dorrëzoi atëhere mandatin, madje as vetëm imunitetin.

Cfarë ka ndodhur që sot nuk i duhet imuniteti i deputetit? A ka lidhje kjo me frazën e huazuar nga Rama, “nuk ka as burrë nëne dhe as bir kurve që të më pengoj të bëj drejtësi”, me të cilën Tahiri u shfaq sfidues ne Kuvend? Kush është burri i nënës apo biri i kurvës që ia ka siguruar imunitetin? Mos vallë do të jetë ndonjë gjyqtar që pret të kalojë vetingun?

Rasti i tij është prova dhe e vërteta për reformën në drejtësi.

Please follow and like us: