Rrihet vënçe politikani që shau Sheshelin
Është rrahur zyrtari i partisë Liberal Demokrate të Serbisë, Gjorgje Zhujoviq, sepse anëtarë të partisë së tij u mblodhën në fshatin Jarak të Serbisë me një baner ku shkruante se ‘Shesheli është kriminel i luftës”. Aty, kryeradikali Vojisllav Sheshel dhe partia e tij kishin organizuar një tubim, raporton KTV. Zhujoviqi, derisa ishte me megafon duke thënë se ‘Shesheli është kriminel i luftës dhe e gjithë Serbia duhet ta dijë’, atëherë anëtarë të Partisë Radikale Serbe e kanë sulmuar atë. Policia ka ndërhyrë dhe ka larguar anëtarët e LDP-së nën përcjellje nga vendngjarja. Sipas policisë, personi që e ka sulmuar Zhujoviqin është ende në kërkim.
Please follow and like us: