Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet qeveria, zëvendëskryeministri në lidhje intime me sekretaren

Lidhja e tij dashurore me këshilltaren për mediet, Vikki Campion, ka zënë faqet e para të medieve australiane dhe të gjithë dënojnë veprimin e zyrtarit të lartë.

Vet kryeministri Malcolm Turnbull tha se do të ndalojë seksin mes ministrave dhe stafit të tyre, pikërisht pasi u mor vesh se çfarë bënte zëvendësi i tij.

Turnbull e dënoi mjaft ashpër zëvendësin e tij për gabimin e rëndë në gjykim dhe tha se atij i është dhënë leje, ndërsa vlerësohet nëse shkeli standardet ministrore.

Nuk ka një rregull të shkruar që të thotë se ministrat dhe anëtarët e stafit nuk mund të bëjnë seks, por sipas kryeministrit Turnbull, kjo është logjike, sepse ministrat janë përgjegjës që vendi i punës të jetë një ambient me respekt.

Zëvendëskryeministri Joyce është i ndarë nga gruaja e tij dhe kritikat për të vijnë në kuadrin e moralit në punë.

Megjithëse ai kërkoi publikisht falje për gabimin e tij, Senati miratoi një mocion, duke i kërkuar dorëheqjen, por ligjërisht nuk ka fuqinë ta shkarkojë.

Ndërsa raportohet se pret një fëmijë nga lidhja e tij romantike me vartësen Vikki Campion, analistët në vend thotë se, zor se do të largohet nga politika me vullnetin e tij.

 

Please follow and like us: