Gëzuar ditëlindjen e Skënderbeut, motra e vëllezër shqiptarë!
*Alejandro Greco, Buenos Aires Argjentinë
Sot eshte 613 vjetori i lindjes te Heroit Kombetar Mbretit tone (6 Maj të vitit 1405), Mbreti i krejt Shqiptarise, Mbreti ynë, Nderi yne, Gjergj Gjergj Kastrioti i Madhi, Skenderbeu Heroit të Pavdekshëm! E Bekuar dita që linde, o Gjergj Kastrioti i Madhi!Lindi Heroi, shejti dhe Mbreti i Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti! Sot eshte dita e madhe per shqiptaret kudo qe jane! Urime!
Festa e cila eshte trasheguar nder shekuj brez pas brezi, se harroi kurre ta perkujtoj cdo vit nder shekuj diten e lindjes se te madhit Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Eshte nderi yne! Eshte historia jone! Mbreti i gjithe shqiptareve, ky nuk vdes kurre. Respekt! Urime, krenaria e jone! Gezuar!
Është koha e pajtimit, bashkimit, prioritetit që na bashkon jo na ndan, ndoshta kemi lindur në atdhe ose në vende të tjera, por në venat tona rrjedh gjaku kuq e zi, jemi të gjitha vëllezër gjaku, kemi të njëjtën histori, gjuhë, origjinë të lavdishme, Heronj dhe Martirë të njëjtë, Flamur dhe Kombin tonë të Shenjtë! Lavdi gjithë Heronjëve, Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të të gjitha kohrave dhe të të gjitha trojeve Arbërore dhe gjithë atyreve që vuajtën, u munduan e sakrifikuan në çfarëdo lloj a mënyre për të realizuar ëndrrën shumë shekullore për çlirim e Bashkim Kombëtar! Lavdi, përjetësisht Lavdi! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Lirisë dhe të gjitha kohëve që flijuan jetët e tyre për Lirinë! Skenderbeu do te jeto deri sa ka njerez mbi toke qe luftojne per Liri!
Kryeheroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri pavarësi, edhe 1000 vjet te kalojn, ai perseri do jet ne zemrat tona! Skenderbeu simbolizon luften per Liri, eshte vete Liria, eshte jeta e kunderta e vdekjes! Lavdi i qofte krye heroit shqiptar i pa vdekshim! Krenaria e çdo shpirti shqiptar, lavdi e perjetshme kryeheroit! Lavdi Heroit tone Kombetar e fisnik qe e ngriti emrin e shqiptareve ne te gjithe boten! Kryeheroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, gjithmonë i gjallë në cdo zemër shqiptare!!! Zoti ju Bekofte! Zoti e bekofte Kombin Tonë! Gjaku yne qe nuk shuhet, shqiptar për gjithmonë! Të gjitha unë i Bekoj, i kam përqafuar të gjithë sinqerisht dhe të bëjnë jetën tonë më heroike, qaj dhe të pamposhtur: Rroft Kombi Shqiptar! Rrnoft Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë! Rrofsh sa malet e Shqipes! Rroftë Shqipëria Etnike! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë! Rrofshin gjithe Herojte e Kombit tone qe u sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit tone! Rroft Iliria e Shejte, Rroft Dardania Sacra! Rroft Shqiperia dhe Historia jone Pellazgo – Ilire dhe te gjithe deshmoret qe rane per Vatan! Kuq e Zi jan ngjyrat tona, ne Flamur jeton Shqiponja, koken lart e shume krenar, i themi botes: jemi shqiptare! Une jam krenar per ty, Flamuri Kuq e Zi me i bukur ne bote! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian, nje nga shtetet me te vjetra ne kete planet dhe askush s’mund te na hup faren! Ne jete te jeteve, rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë! I Lirise se Ilirise! Autoctonus! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe shqiptarët! Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Lavdi të qoft ty ndër shekuj të shekujve!
*Kryepeshkop +Aleksander i Shqiptareve
6 maj 2018