Albina Deda Gjoci: Të pabesët dhe të pafetë bëjnë të pabesueshmen!
E tronditur si nënë vendosa të reagoj me neveri ndaj një statusi sa shpirtëzi po aq dhe me ngjyrat histeriko-politike të një eksponenteje të ‘Rilindjes’ së Edi Ramës me emrin Genta Kaloçi.
Ajo përqeshi dhe proklamoi gëzimin e saj që tejkalon tmerrin human për humbjen e jetës së një të riu 18 vjeçar-djalë i vetëm i poeteshës e shkrimtares Flutura Açka.
Nuk kam fjalë të them dhe as mallkime nuk përdor se nuk janë fjalor i genit tonë.
Veç për diçka të rëndë e të zezë po i paralajmëroj shqiptarët njerëzisht dhe politikisht.
Monstra Kaloçi dhe monstruoziteti i saj nuk janë lajthitje personale. Aspak.
Aq sa nuk ishte rrugaçëri individuale përfshirja e Sajmir Tahirit në kanabizimin e vendit.
Është taktikë e strategji e cila tashmë ka dalë në sipërfaqe.
Është hakmarrje e enveristëve dhe kryeperversit enverist Edvin Rama kundër shtresës më fisnike, më krenare e më të vuajtur të kundërshtarëve të regjimit diktatorial.
Kaloçja e Edvinit nuk përbën sensasion se kryekaloçi i Kristaqit e Spiro Kolekës është kryeministër, ndërsa kaloçët e tjerë të qeverisë janë bijtë biologjikë të bllokmenëve duke filluar nga nipat e Hysni Kapos e deri te vajza e Llambi Gegpriftit.
Ndaj dhe reagimi i Genta Kaloçit le të përcillet jo vetëm me neveri por me një zgjim ndjenje të veçantë ndaj asaj që po instalohet:
Diktatura e krimit shpirtëror dhe e luftës së re të klasave.
Këta nuk janë injorantët e partizanë kriminelë të ish-zonës së parë operative të veshur me rroba të robërve italianë të pushkatuar, por bijtë e tyre miliarderë të ngjyrosur e kapardisur me ‘Valentino’ e ‘Armani’!
——————————–