Albspirit

Media/News/Publishing

Parapërgatitje për shënimin e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Sot filluan parapërgatitjet për organizimin e shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, z. Jahja Lluka dhe Drejtori i Kompleksit Monumental i Lidhjes Shqiiptare të Prizrenit, z. Parim Kosova zhvilluan sot takim në kuadër të shënimit të 140 -Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila pritet të mbahet me 10 qershor, në një organizim të madh nën patronatin e Qeverisë dhe Kryeministrit z. Ramush Haradinaj. Pika më e rëndësishme e diskutimit veç organizimit ishte edhe rinovimi i Kompleksit Monumental të Lidhjes. Sipas z. Lluka rëndësia e Lidhjes është tejhistorike dhe si e tillë, kompleksi nuk duhet të lihet në duart e fatit pa përkujdesje. Poashtu z. Kosova theksoi se Kompleksi e do një mbikqyrje të veçantë dhe nuk është e natyrshme të lihet pas dore pa përkujdesje institucionale. Kështu të dy palët ishin të pajtimit që në kompleks të kryhen disa rinovime kyçe, para ngjarjes së madhe e cila pritet të mbahet me 10 qershor, duke e ditur ndikimin dhe kthesën historike që shënoi Lidhja e Prizrenit në përkujtimin e saj.

Please follow and like us: